Duket se arsyeja e uljes emergjente në Romë e avionit të Wizz Air të nisur nga Tirana për në Lion nuk ka qenë defekt.
Një pasagjere në bord ka pasur shqetësime shëndetësore dhe fati i saj që në avion ishte dhe mjeku Petrit Vargu.
Ndërhyrja e mjekut ka bërë që pasagjerja të jetë jashtë rrezikut për jetën në Romë.
Detajet i ka përshkruar vetë mjeku Vargu në një përgjigje të tij ndaj ekspertit të shëndetit publik Erion Dasho i cili bëri me dije ndërhyrjen shpëtimtare për pasagjeren.
Mjeku Vargu i përshkruan të vështira minutat e ndërhyrjes së tij në ajër ku e krahason situatën me ato të filmave.