Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në finale të Ligës së Kombeve.
Të përzgjedhurit e Zlatko Dalic eliminuan sonte nikoqirët e “Play-Offit”, Holandën, në gjysmëfinale.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “De Kuip” përfundoi me rezultatin 2:4, teksa fituesi u përcaktua pas kohës së rregullt.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 34’, kur Donyell Malen shënoi pas një aksioni të bukur të holandezëve.
Pjesa e dytë nisi më ndryshe. Në minutën e 55-të, Andrej Kramaric e shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Luka Modric.
E në minutën e 73-të Mario Pasalic realizoi për ta përmbysur rezultatin.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, në skenë u shfaq Noa Lang, i cili shënoi në minutën e 90+6 për të dërguar ndeshjen në shtesë
Vetëm pasi kaluan tetë minuta në pjesën e parë të vazhdimeve, ishte Bruno Petkovic që në minutën e 98-të riktheu sërish avantazhin e kroatëve.
Fitorja u vendos nga kapiteni, Luka Modric, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 116-të.
Kroacia në finale do të ndeshet me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër, Itali-Spanjë, që do të zhvillohet të enjten mbrëma.
Për Kombëtaren kroate është hera e parë që arrin në finale të Ligës së Kombeve.
Finalja do të zhvillohet të dielën e 18 qershorit. Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e tretë.