Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 6 nga 7 të akuzuar për grup të strukturuar kriminal që trafikonin automjete të vjedhura nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në total janë dënuar me 31 vite burg, ndërsa SPAK kishte kërkuar 71 vite.
Selaudin Shahini u dënua me 7 vjet e 4 muaj burg, Ndriçim Shahini u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg
Elvis Sara u dënua me 6 vite e 8 muaj burg, Vojsava Doda u dënua me 5.4 vjet burg, Fatri Braha dhe Endi Ahmetaj me 3 vite e 4 muaj burg ndërsa i pandehuri tjetër Aurel Shatri u lirua nga akuzat.
VENDIMI:
Njoftimi i plotë:
U zhvillua seanca gjyqësore ndaj të pandehurve:
1.Selaudin Shahini, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçante të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e krijimit, organizimit dhe drejtimit të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 1 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.
2.Ndriçim Shahini, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.
3.Ervis Cara, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.
4.Endi Ahmetaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, me shumë se një herë, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 2 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.
5.Vojsava Doda, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.
6.Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike” e kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 141/a, pg 1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334, pika 1 i Kodit Penal.
7.Fatri Braha, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Gjykata, bazuar në nenet 112, 190, 375, 379, 380, 389, 380, 388 të Kodit të Procedurës Penale dhe neneve 1/c, 28/4, 47-50, 55, 141/a, 248, 333/a dhe 334/1 të Kodit Penal,
VENDOSI:
Deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Selaudin Shahini, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur Selaudin Shahini dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Selaudin Shahini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Selaudin Shahini do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ndriçim Shahini, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehur Ndriçim Shahini dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ndriçim Shahini i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Ndriçim Shahini do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 2, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 10 (dhjetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Ervis Cara, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehurit Ervis Cara dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ervis Cara i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vite e 8 (tetë) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Ervis Cara do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin fajtore të të pandehurës Vojsava Doda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 8 (tetë) vite burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Vojsava Doda, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehurës Vojsava Doda dënohet me një dënim të vetëm prej 8 (tetë) vite burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Vojsava Doda i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga e pandehura Vojsava Doda do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 141/a, pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Aurel Shatri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
Bazuar në nenin 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar ndaj të pandehurit Aurel Shatri me vendimin nr. 14, datë 27.02.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Aurel Shatri nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Endi Ahmetaj për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozitë dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Endi Ahmetaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën për të cilën akuzohet në referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Endi Ahmetaj i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 3 (tre) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Endi Ahmetaj do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatri Braha për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, dhe në bazë të kësaj dispozitë dënimin e tij me 9 (nëntë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit
Fatri Braha i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) muaj burgim.
Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Fatri Braha do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Në bazë të pikës nenit 190, pika 1, shkronja ç) të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara që janë lënë në ruajtje pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara Tiranë, ti kthehen personave që iu përkasin si vijon: (i) Auto vetura e markës Mercedes-Benz me nr.shasie ËDD2211221A040220 me targa AB405FV dhe 1 çelës ndezjeje, në pronësi të Aurel Shatri, e sekuestruar me procesverbalin e datës 25.02.2022. (ii) Një varëse qafe me zinxhir të trashë material serm; Një orë dore me zinxhir ngjyrë gri&gold,metalizato,ku tek zinxhiri ka mbishkrimin Rolex, Geneva, Sëismade, Steelinox, OP8, rolexsa 72200; 1 kartëmonedhe e prerjes 500 lekë; 1 kartëmonedhë e prerjes 200 lekë; 2 monedha metalike të prerjes 50 lekë; 2 monedha metalike të prerjes 20 lekë, prova materiale të sekuestruara të pandehurit Ndriçim Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022; (iii) 16 kartëmonedha të prerjes 50 euro, gjithsej 800 euro, si dhe 1 kartëmonedhë e prerjes 5000 lekë, prova materiale të sekuestruara të pandehurit Ervis Cara me procesverbalin e dt.25.02.2022.
Në bazë të nenit 190, pika 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, sendet e sekuestruara prova materiale dhe që i janë bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim: (i) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 12,me IMEI 356703110711792 dhe IMEI 356703110364907,me ngjyrë gold në pjesën e kapakut të pasmë, me ekran me ngjyrë të zezë, i veshur me një këllëf plastik ngjyrë e zezë me 2 karta sim ku janë të vendosura numrat e telefonit 0692471333 dhe 0698810888, sekuestruar të pandehurit Selaudin Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022. (ii) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 10,me IMEI 357297090695124 e IMEI 357297090572729 , ngjyrë gold metalizato, me prekje, me ekran me ngjyra, me kapak metalizato të thyer, me nr.telefoni të kompanisë “one“ +355683224784, sekuestruar të pandehurit Ndriçim Shahini me procesverbalin e datës 25.02.2022. (iii) Aparat telefoni celular i markës IPHONE,me IMEI 353052100760663 dhe IMEI 353052100717705,mbështjellë me kapak ngjyrë të zezë,brenda të cilit gjendet një kartë telefoni e kompanisë “One“ me nr.06856689053, sekuestruar të pandehurit Ervis Cara me procesverbalin e datës 25.02.2022. (iv) Aparat telefoni celular i markës IPHONE X,me IMEI 359409088404132,me ekran me ngjyrë të zezë dhe kasa me ngjyrë të zezë me kartë sim Vodafone me nr.0696900709, sekuestruar të pandehurit Endi Ahmetaj me procesverbalin e datës 25.02.2022. (v) Aparat telefoni celular i markës IPHONE 12 PRO MAX,me IMEI 350022968004119 e IMEI 3500229675707755,që hapet me kod 1-2-3-4-5-6,me ekran ngjyrë të zezë dhe kasë ngjyrë gri të errët me kartë sim Vodafone me nr.0694115663, sekuestruar të pandehurës Vojsava Doda me procesverbalin e datës 25.02.2022. (vi) Aparat telefoni celular i markës IPHONE, me IMEI 359871974266844 dhe IMEI 359871974462963,me ngjyrë gold në pjesën e kapakut të pasëm, me ekran me ngjyrë të zezë, i veshur me një këllëf plastik ngjyrë e zezë me 1 kartë sim me numër telefoni 0686911900, sekuestruar të pandehurit Aurel Shatri me procesverbalin e datës 25.02.2022, ti kthehen prokurorit në kuadër të procedimit të ndarë nr.40/1 të vitit 2022.
Në bazë të germës “b” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, ti dorëzohet Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë sendi i sekuestruar që i është bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që është:- Dokument identifikimi i policisë së shtetit nr.PN J2550631D dhe ID card 9018806 lëshuar në emër të Vojsava Doda grada inspektor, i sekuestruar të pandehurës Vojsava Doda me procesverbalin e datës 25.02.2022.
Në bazë të gërmës “c” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, të asgjësohen (zhduken) sendet e sekuestruar që nuk kanë asnjë vlerë, që i janë bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) Një shishe plastike 0,5 litra bosh, si ato të ujit me mbishkrimin “Lajthiza”; (ii) Dy çakmakë material plastik, njëri me ngjyrë portokalli dhe tjetri me ngjyrë të verdhë me mbishkrimin “Bic”, si dhe një kuti plastike me kapak me mbishkrimin “Orbit” sekuestruar me procesverbalin e dt.25.02.2022 gjatë këqyrjes dhe sekuestrimit të mjetit të trafikuar Mercedes-Benz C-Klas me ngjyrë të bardhë, pa targa;
Në bazë të të germës “ç” të pikës 1 të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, ti kthehen: – të pandehurit Ndriçim Shahini sendet e sekuestruara atij me procesverbalin e dt.25.02.2022, të cilat i janë bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) 2 çelësa me ngjyrë gri metalizato. (ii) Një portofol ngjyrë e zezë me shirit në mes me ngjyrë jeshile me të kuqe. (iii) Një kartë leje drejtimi në emër të Ndriçim Shahinit me nr.J710200641. (iv) 1 nuskë, në formë dokumenti me ngjyrë të verdhë të zbehur me mbishkrimin “Bekim nga kisha Shna Ndout Laç”; – të pandehurës Vojsava Doda sendet e sekuestruara me procesverbalin e dt.25.02.2022, të cilat përkasin asaj dhe i janë bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që janë: (i) Çantë shpine ngjyrë gri me mbishkrimin “UNDER ARMOUR“; (ii) Një krehër me ngjyrë të bardhë e blu, një furçë dhëmbësh e paketuar Colgate, një tubet kremi Bepanthol, një rimel për qerpikë me mbishkrimin CLINIQUE dhe një buzëkuq me kapak të zi me mbishkrimin NO7. – të pandehurit Fatri Braha sendi i sekuestruara atij me procesverbalin e dt.25.02.2022, që i është bashkëngjitur fashikullit të dërguar për gjykim dhe që është: (i) Aparat telefoni celular i markës Nokia,me IMEI 357994033104301,ngjyrë e kuqe, brenda të cilit gjendet një kartë telefoni e kompanisë Vodafone me nr.0694106407.`
Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake në masën 434,360 lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë, në mënyrë solidare.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
U shpall në Tiranë sot më datë 14.06.2023.