Vendosni fjalën kyçe....

9 të vdekur dhe 2 të plagosur nga sherri i dy familjeve për pronësinë e një toke në Turqi


Nëntë persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të enjten në Turqinë juglindore në një përleshje me armë për një mosmarrëveshje për tokën, thanë autoritetet lokale.

“Fatkeqësisht, tetë bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe tre u plagosën në përleshje”, tha guvernatori i provincës së Dijarbakirit, Ali Ihsan Su, raportojnë mediat.

Guvernatori më vonë sqaroi në një deklaratë se një nga të plagosurit kishte vdekur.

Sipas autoriteteve, përleshjet shpërthyen mes dy familjeve që kundërshtonin pronësinë e një toke bujqësore prej 20 hektarësh në rrethin e Bismilit, në provincën me shumicë kurde të Dijarbakirit.

Pamjet e transmetuara nga mediat turke shfaqnin trupat e gjashtë burrave të shtrirë në një arë me grurë të korrur, të pajisur për të paktën tre prej tyre me pushkë automatike të tipit kallashnikov.