Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi në pyll për kërpudhat dhe nuk u kthye në shtëpi, 25-vjeçari gjendet i mbytur në kanalin me ujë vaditës


Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë në Mat.

Shtetasi E.Gj ishte larguar në pyll për mbledhjen e kërpudhave por nuk ishte kthyer në banesë që prej mbrëmjes së djeshme.

Ditën e sotme u bë gjetja e trupit në kanalin me ujë vaditës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 23.35, të mbremjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij.

Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.