Kryeministri Rama ka shkarkuar kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici pas publikimit të videos seksuale në zyrën e këij të fundit.
Ministrja e Financave Ibrahimaj tha se Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e menjëhershëm të Gjicit
“Këshilli i Ministrave mori një vendim për shkarkimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë Kukës”, tha Ibrahimaj.
Më herët ish-kryebashkiaku Gjici kërkoi ndjesë publike dhe paraqiti dorëheqjen nga posti. Videoja me përmbajtje seksuale u publikua në rrjetet sociale e në media paraditen e sotme.
Nuk dihet ende kush e ka kryer përgjimin ndërsa vetë Gjici akuzoi kundërshtarët politikë se e kishin futur në kurth pas humbjes në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Pas publikimit të videos, SPAK ka nisur një procedim penal për ish-kryebashkiakun socialist.