Policia ka paraqitur një plan masash lidhur me ndeshjen ndërkombëtare të futbollit mes Shqipërisë e Moldavisë, që do lihet në ‘Air Albania’ në orën 20:45.
Përveç masave për shoqërimin e ekipeve e të tjerave për sigurinë publike në stadium e jashtë tij, nesër do ketë disa rrugë të bllokuara.
Në njoftimin e policisë bëhet gjithashtu me dije se tifozët e dy ekipeve do kontrollohen në mënyrë të imtësishme para hyrjes në stadium me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta.
Rrugët që do bllokohen:
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;
-rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;
-rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;
-rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi;
-rruga “Gjergj Filipi”;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;
-rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.