Pesëmbëdhjetë persona janë konfirmuar të vrarë dhe 10 të tjerë të plagosur pasi një autobus plot me të moshuar u godit nga një kamion në Kanada, tha policia të enjten.
Incidenti ndodhi në kryqëzimin e dy rrugëve kryesore pranë qytetit Carberry në provincën qendrore Manitoba.
Sipas zyrtarit të Policisë Mbretërore të Manitobës (RCMP), Rob Hill, autobusi po transportonte rreth 25 persona, shumica e të cilëve ishin qytetarë të moshuar nga qyteti Dauphin. Ai tha se ata po shkonin në një kazino kur ndodhi përplasja.
Superintendenti i RCMP Rob Lasson tha se një hetim paraprak kishte gjetur se autobusi ishte goditur nga kamioni kur po kalonte korsitë. Të dy drejtuesit janë gjallë dhe janë shtruar në spital, tha ai.
“Përgjigjet do marrin pak kohë, por mund t’ju siguroj se RCMP do marrë përgjigjet e duhura,” u tha Lasson gazetarëve.
Kryeministrja e Manitoba, Heather Stefanson, shprehu ngushëllimet për viktimat dhe familjet e tyre.