Përdoruesit e Instagram, Facebook e WhatsApp po raportojnë probleme duke përdorur aplikacionet e tyre në pronësi të Meta.
Raportet erdhën rreth orës 15:00 e 20:00 të mbrëmjes se përdoruesit po hasnin probleme me tre faqet e mediave sociale.
Megjithatë, ndërprerja më vonë u bë globale.
Përdoruesit e Instagramit thonë se kishin vështirësi për të dërguar mesazhe, ndërsa ata në WhatsApp u ankuan se nuk mund të ngarkonin fotot.
Përdoruesit e Facebook thanë se faqja e internetit po shfaqte vetëm logot dhe nuk po ngarkohej plotësisht.
The Sun ka kontaktuar Meta-n për koment, por nuk ka marrë përgjigje.