Vendosni fjalën kyçe....

Po peshkonte, humb jetën 42-vjeçari në Sarandë


Një 42-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Viktima është identifikuar si Ardit Alikaj i cili ka qenë duke peshkuar me veshje palombari në Liqenin e Butrintit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Reparti 57’ në Ksamil, shkruan BW.

Dyshohet se Alikajt i ka shpërthyer bombola e oksigjenit.

Trupi i tij është pikasur në sipërfaqe nga shoku i tij.