Vendosni fjalën kyçe....

Pas fitores me Moldavinë, kuqezinjtë mbërrijnë në Ishujt Faroe, nisin përgatitjet për sfidën e tretë


Pas fitores në “Air Albania” me rezultatin 2-0 kundër Moldavisë, Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar këtë të diel drejt Ishujve Faroe në kuadër të ndeshjes së tretë të kualifikueseve të Euro 2024, që luhet më 20 qershor.

Departamenti i Komunikimit bën me dije se me skuadrën kanë udhëtuar në transfertë 24 lojtarë, teksa mungojnë portieri Simon Simoni dhe mbrojtësi Adrian Bajrami, dy lojtarët që nuk janë përfshirë në listën finale për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Me të mbërritur në Torshavn në orët e pasdites Kombëtarja ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore në aneksin e stadiumit të ndeshjes, që ka shërbyer më shumë si një shkrythje për lojtarët pas një udhëtimi të gjatë.