KFOR-i ka bllokuar njësinë special të Policisë së Kosovës të shkojë në komunën e veriut Leposaviq.
Ndërkohë policia ka arrestuar në këtë komunë një serb me iniciale U.V. i dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor.
“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Angazhimi dhe përkushtimi i Policisë së Kosovës, do të vazhdojë për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.