Policia e Shtetit ka nisur kontrollin në kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit.
Kontrolli është bërë me urdhër të Gjykatës së Tiranës.
Klodiana Lala raporton për BW se urdhri i kontrollit është lëshuar në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalimit të sulmeve kibernetike.
Në këtë kamp strehohet opozita e iraniane e shpallur e jashtë ligjshme nga regjimi i Ajatollahve në Iran.