Vendosni fjalën kyçe....

Kontrolli i policisë te MEK, tensione mes policisë dhe banorëve


Kontrolli i policisë te kampi i Muxhahedinve në Manzë të Durrësit ku banojnë anëtarët e MEK ka hasur në rezistencën e banorëve atje.

Siç raporton gazetarja Klodiana Lala tensionet kanë qenë të ashpra pasi banorët refuzonin kontrollin dhe marrjen e serverëve duke rezultuar në të plagosur.

Policia konfirmon zyrtarisht se ka pasur përplasje mes banorëve në kamp dhe efektivëve të policisë.

Sipas të dhënave flitet për të plagosur.

Ndërsa sipas banorëve brenda kampit një person ka mbetur i vdekur por nuk është konfirmuar nga policia. Ky informacion mbetet për tu konfirmuar”-raporton gazetarja Klodiana Lala për News 24.