Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja mes banorëve të MEK dhe policisë, Mediu: E papranueshme, është kundër vlerave dhe imazhit të Shqipërisë


Krahas reagimeve të ish kryeministrit Berisha dhe kreut të PL Ilir Metës, edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një reagim ndaj aksionit policor në Manzë këtë mëngjes, i cili shkaktoi një viktimë dhe shumë të plagosur.

Mediu nëpërmjet një statusi në Facebook, e quan të papranueshme përplasjen e policisë me banorët e kampit, pasi çdo gjë mund të procedohej sipas ligjit, thotë ai, duke shtuar se shumë senatorë dhe kongresmenë dhe liderë botëror kanë vizituar dhe mbështetur rezitencën Iraniane dhe vlerësuar mikëpritjen shqiptare dhe kjo përplasje vjen kundër vlerave dhe imazhit të Shqipërisë.

 

Statusi:

Shteti shqiptar me kërkesën e autoriteteve më të larta të SHBA u krijoj atyre mundësinë për tu strehuar në Manëz.

Politika shqiptare ka qënë konsensuale në mbështetjen e tyre

Liderë të SHBA si zv Presidenti Pens, Sek shtetit Pompeo, Sekretarja Hillary Klinton, Sekretari Kerry, Gjenerali Jones, ushtarakë të lartë,shumë senatorë dhe kongresmenë dhe liderë botëror kanë vizituar dhe mbështetur rezitencën Iraniane dhe vlerësuar mikëpritjen shqiptare.

Pa dashur të vlerësoj aspektet teknike është e papranueshme përplasja me banorët e kampit Ashraf në Manzë, ndërkohë që cdo gjë mund të procedohej simbas ligjit.

Autoritetet duhet të analizojnë cdo fakt për të sqaruar këtë situatë, kërkojnë ndjesë banorëve të kampit Ashraf dhe ti sigurojë ata se kjo situatë nuk do përsëritet.

Ata janë strehuar në territorin shqiptar në bazë të ligjeve dhe duhet të trajtohen si mysafirë në shtëpinë tonë duke zbatuar ligjet tona, por kurrsesi nuk mund të dhunohen në cdo lloj forme. As ligji as zakonet tona si shqiptarë se pranojnë këtë.

Kjo përplasje vjen kundër vlerave dhe imazhit të Shqipërisë