Shqipëria ka marrë një fitore tejet të rëndësishme 3-1 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për Grupin E kualifikues të Euro 2024.
Kuqezinjtë rrëmbyen një fitore transfertë duke marrë vendin e dytë në grup pas humbjes së Polonisë në Moldavi me rezultatin 3-2.
Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Bajrami, Asllani e Muçi ndërsa për vendasit barazoi përkohësisht në fund të pjesës së parë Faero.
Pas rezultateve të mbrëmjes së sotme grupi kryesohet nga Çekia me 7 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 6, ndërsa Polonia ka zbritur në vendin e katërt, me Moldavinë që e parakalon.