Vendosni fjalën kyçe....

Po shkonin te rrënojat e Titanikut, zhduket nëndetësja e vogël me gjithë ekuipazh – Media


Një zhytës në det të thellë është zhdukur pranë rrënojave të ‘RMS Titanic’ dhe operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar për të shpëtuar ekuipazhin, tha të hënën kompania OceanGate Expeditions.

Roja Bregdetare e SHBA-së i tha BBC-së të hënën në mëngjes se një operacion kërkimi dhe shpëtimi ishte duke u ngritur në Atlantikun e Veriut. OceanGate më vonë konfirmoi zhdukjen e një prej anijeve të saj.

“Ne jemi duke eksploruar dhe mobilizuar të gjitha mundësitë për të rikthyer ekuipazhin në mënyrë të sigurt,” tha kompania në një deklaratë.

“I gjithë fokusi ynë është te anëtarët e ekuipazhit dhe familjet e tyre. Ne po punojmë për kthimin e sigurt të anëtarëve të ekuipazhit.”

Ishte e paqartë se sa njerëz ishin në bordin e ‘Titan’, një mini-nëndetëse e bërë nga fibra karboni. Faqja e internetit e OceanGate, e cila po punon me ndërprerje, tha se një ekip prej gjashtë ‘specialistësh të misionit’ do merrte pjesë në ekspeditën dhjetëditore në rrënojat e Titanikut.

Pasi të paguanin 250,000 dollarë për person për udhëtimin, pjesëmarrësit do stërviteshin në kërkime shkencore dhe do kalonin tetë ditë në det. Përvoja u cilësua se ofronte ‘një mundësi për të dalë jashtë jetës së përditshme dhe për të zbuluar diçka vërtet të jashtëzakonshme’. Ekspedita e verës 2023 ishte menduar të ishte e para nga tre të tilla, me dy të tjera të planifikuara për qershor 2024.

Titaniku u mbyt pasi goditi një ajsberg gjatë udhëtimit të tij të parë nga Britania e Madhe në SHBA në prill 1912. Më shumë se 1500 nga 2200 pasagjerët dhe ekuipazhi i tij humbën jetën në katastrofë. Mbetjet e anijes oqeanike u zbuluan në vitin 1985, rreth 600 km larg brigjeve të Neëfoundland, Kanada dhe rreth 3,800 metra nën det.

Muajin e kaluar, një kompani tjetër zbuloi një skanim të plotë 3D të rrënojave të Titanikut, deri te shishet e pahapura të shampanjës të shpërndara në dyshemenë e oqeanit. Skanimi u përfundua nga zhytës të pilotuar në distancë për më shumë se 200 orë.