Vendosni fjalën kyçe....

Kosova lejon hyrjen e kamionëve me targa serbe, vetëm nëse nuk transportojnë mallra


Në pikën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, në Bërnjak, mediat e Kosovës shkruajnë se po lejohen që të kalojnë kamionët me targa serbe, por vetëm nëse ato nuk po transportojnë mallra serbe.

Sipas mediave të Kosovës, kamionët të cilët mbajnë mallra serbe vazhdojnë të mos lejohen, për shkak të sigurisë, siç përcaktohet me vendimin e Qeverisë të Kosovës.

Ndërsa deri tani, të gjithë kamionët me targa serbe nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës. Ky vendim i Qeverisë së Kosovës e4rdhi pas rrëmbimit të tre efektivëve të Policisë nga forcat serbe.