Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq në video duke kërkuar para për t’i kaluar në provime, pezullohet rektorja e Universitetit të Shkodrës


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka pezulluar rektoren e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Urdhri është firmosur nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pas publikimit të denoncimit në emisionin “Stop”.

Rektorja Suzana Golemi u shfaq në video duke i kërkuar lekë studentëve për të kaluar provimet.