Vendosni fjalën kyçe....

Enea Karakaçi do drejtojë OSHEE-në pas largimit të Çelës


Pas largimit të Ardian Çelës nga OSHEE, është emëruar drejtuesi i ri.

Enea Karakaçi do drejtojë grupin e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Së fundmi ishte anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE group.