Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj del nga SPAK pas 5 orësh: Sqarova pozicionin tim, do vij sa herë të duhet


Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj pas pesë orësh në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ka përfunduar dëshminë në lidhje me dy procedimet penale ndaj tij.

Për gazetarët Arben Ahmetaj nuk foli gjatë. I pyetur nëse do kthehet sërish në SPAK, ai tha se do të shkojë sa herë të jetë nevoja.

Ahmetaj: Sqaruam pozicionin. faleminderit.

Gazetarët: I druheni arrestimit?

Ahmetaj: Faleminderit

Gazetarët:Do vini sërish?

Ahmetaj: Të jeni mirë të gjithë. Sa herë të duhet.