Vendosni fjalën kyçe....

Estonia ligjëron martesat e personave të së njëjtës gjini


Parlamenti i Estonisë ka miratuar një ligj që do lejojë çiftet e të njëjtit seks të martohen zyrtarisht, njoftoi kryeministrja Kaja Kallas.

Ky veprim e bën shtetin baltik, ish-republikën e parë sovjetike që lejon bashkime të tilla martesore.

Projektligji, i cili është një amendament i ligjit të familjes së Estonisë. u mbështet nga 55 nga 101 deputetë, ndërsa 34 votuan kundër tij, sipas transmetuesit publik të Estonisë ERR.

“Çdokush duhet të ketë mundësinë të martohet me personin që dashuron dhe dëshiron të lidhë jetën me të. Me këtë vendim konfirmojmë përfundimisht përkatësinë tonë ndaj vendeve nordike dhe shteteve të tjera demokratike në të cilat kjo e drejtë tashmë është e garantuar”, tha Kallas para votimit.

“Jam krenare për vendin tim. Ne po ndërtojmë një shoqëri ku të drejtat e të gjithëve respektohen dhe njerëzit mund të duan lirisht”, shkroi ajo në Twitter pas miratimit të projektligjit.

Që nga viti 2014, Estonia ka lejuar vetëm bashkimet civile të të njëjtit seks, të cilat nuk ofrojnë të njëjtat të drejta birësimi dhe njohje prindërore që vjen me martesën.

Sipas legjislacionit të ri, çiftet homoseksuale tani do jenë në gjendje të birësojnë ligjërisht fëmijë që mendohet se ligji specifikon, se ata nuk mund të kenë më shumë se dy prindër.

Përveç martesës, çiftet homoseksuale do mund të regjistrojnë edhe bashkëjetesën, e cila u jep njerëzve që jetojnë së bashku të drejtën të marrin vendime në emër të njëri-tjetrit dhe të marrin përfitime. Projektligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Estonia është anëtari i 15-të i BE-së që njeh zyrtarisht martesat e të njëjtit seks dhe lejon çifte të tilla të birësojnë fëmijë.

Ndërsa aktiviteti homoseksual është legalizuar në të gjithë territorin e bllokut, ka ende një numër vendesh, si Hungaria, Lituania dhe Polonia, që kanë ndalime kushtetuese për njohjen ligjore të bashkimeve të të njëjtit seks.