Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Pa u liruar shëndoshë e mirë tre djemtë nga Kosova, s’ka asnjë hapësirë për përparim


Kryeministri Rama bëri thirrje për lirimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi.

Ai shkruan në Twitter se pa lirimin e tyre nuk ka asnjë hapësirë për përparim.

Pas lirimit të tyre Rama thekson se duhet një veprim i ri i fortë nga Franca e Gjermania për të ndaluar spiralen e absurditetit.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por fillimisht duhen liruar tre policët!” – shkruan Rama.

 

Qëndrimi i Ramës vjen pas disa takimesh në Bruksel mes përfaqësuesve të lartë të BE-së e kryeministrit të Kosovës Kurti e president të Serbisë Vuçiç, veçmas.

Pas takimeve përfaqësuesi i lartë Borrell tha se palët kishin rënë dakord për zgjedhje të reja në katër komunat në veri të Kosovës.