Vendosni fjalën kyçe....

KQZ vendos mbajtjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë në 23 korrik


KQZ ka propozuar që përsëritja e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës, do të mbahet më 23 korrik, ndërsa të hënën prit të dekretohet nga Presidenti.

Më herët Kolegji Zgjedhor vendosi se në Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet, duke pranuar kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë e burgut. Kjo pasi diferenca e votave mes dy kandidatëve, ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë QV.