Vendosni fjalën kyçe....

Biznesmeni Lul Morina tek Zonë e Lirë: Jemi duke hyrë në sistemin e një turizmi si në të gjithë botën

Biznesmeni i njohur shqiptar, Lul Morina, ishte i ftuar sonte mbrëma në emisionin  Zonë e Lirë të gazetarit Arjan Çanit, i cili ka folur mbi turizmin dhe bumin turistik që ka ndodhur përgjatë këtij viti.

Morina pohoi se investimet e biznesmenëve përkojnë me infrastukturën që po zhvillohet, siç është tuneli i Llogarasë dhe aeroporti i Vlorës. Morina tha se qëndra e Dhërmiut ka tërheqje në raport me Drimadhen, ku edhe turistët tërhiqen më së shumti, edhe për shëtitoren që gjendet atje.

Unë besoj fort se Shqipëria është në porgres të mirë për turizëm, e para sepse invetsimet janë të gjitha të reja. Po shkojmë drejt një turizmi elitar. Jemi një vend në ekspansion.

Shqipëria për vitet e tranzicionit ka patur imazh jo të mirë, që po vjen edhe më shumë duke u çmonuar nga përshtypja e të huajve. Po të krahasosh vendet e rajonit, ne kemi çmime më të lira në krahasim me ta. Po të shohësh në bregdetin shqiptar, ndërtimet janë bërë nga arkitektë ndërkombëtarë. Me kalimin e viteve shqiptarët nuk do pushojnë dot në vijën  e parë të Dhërmiut, por të huajt. Faktikisht ne po bëjmë struktura shumë të mira. Çmimet, siguria dhe ushqmi shumë i mirë. Ne kemi dhe kulturë ndaj të huajve, nuk e bezdisim të huajin, jemi mikpritëtsa. Infratstuktura po ecën.

Jemi duke hyrë në sistemin e një turizmi si në gjithë botën.”  tha Morina

Në debatin në studio për strategjinë e qeverisë për turizmin, Morina shprehet se edhe pse është familje e djathtë, e cilëson Edi Ramën si politkian të djathtë.

“Në shqiqpëri po investohet shumë lek, me arkitektë shumë të famshëm dhe e them me bindje se do konkurojmë shumë hotele në rajon.” përfundon fjalën në studio biznesmeni Lul Morina.

Përpara këtij diskutimi, është prekur edhe takimi ku Lul Morina takoi kryeministrin hungarez Viktor Orban, në vizitën e tij në Shqipëri, tek ambjentet e jashtme të hotelit Morina Palace, lajm ky i publikuar nga Hashtag.al, teksa kapi rastësisht takimin e tyre me anë të një videoje.

Morina tha se ishte koeçidencë ardhja e tij në hotel, duke qënë një risi si hotel, duke qënë edhe se ka marrë vlerësime shumët të mira. Ai vijon se përfaqësuesit e stafit të Orban kërkuan që ta priste atë.