Disa masa arresti në shtëpi janë dhënë për drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shkodrës, pasi dyshohet se janë përfshirë në hetimet për aksionin e uniformave blu për kanabisin në Obot të Velipojës gjatë muajve gusht-shtator.
Masat janë dhënë për:
-Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit);
-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit);
-Pëllumb Shpati – Ish shef krimesh në Shkodër, aktualisht polic në fushën e Krimit Ekonomik (Arrest shtëpie);
-Ilir Hasaj – Shef i SPZ Shkodër me gradë komisar (Ndalim dalje jashtë shtetit);
-Taulant Kurtaj – Arrest shtëpie;
-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Nazmi Beqiri ¬- Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Të tjerët pjesë e SPZ, Specialist i Policisë së zonës janë nën masën arrest shtëpie.
Njëri prej tyre, përkatësisht Pëllumb Shpati, me detyrë polic në fushën e Krimit Ekonomik, i cili është dënuar me arrest në shtëpi, përveç shpërdorimit të detyrës rëndon edhe akuza e përkrahjes së autorit pas krimit.
Bëhet me dije se personat e akuzuar nuk kanë vepruar në zonën e Velipojës dhe zonën e Obotit gjatë një operacioni antidrogë të Policisë së Shtetit ku u shkatërruan 70 mijë rrënjë kanabisi, duke shpërdoruar detyrën.
Hetimet tregojnë se personat e përfshirë në këtë krim janë 248, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Vendimi është dhënë nga Prokurorja e Shkodrës, Blerta Hamza, për personat e akuzuar pjesë e Policisë së Shkodrës.