Dy vëllezër janë vrarë këtë pasdite në Gjakovë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në fshatin Madanaj, ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri.
Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai tjetër rrugës për spital.
“Bëhet fjalë për vrasjen e dy personave, vëllezër. Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, e tjetri rrugës për spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave meshkuj të moshës madhore. Në këto momente janë duke u ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. Motivet e vrasjes nuk dihen ende.