Gjykata Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit.
I zgjedhuri në zgjedhjet e 14 majit për të drejtuar Bashkinë e Himarës kërkoi që të merrte pjesë në ceremoninë e betimit pasi KQZ i miratoi mandatin.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës është caktuar për tu mbajtur më 27 qershor në ora 11.
Beleri u arrestua vetëm pak ditë para zgjedhjeve në një aksion të policisë dhe SPAK me akuzat për shit-blerje votash.