Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe


Tre policët që u rrëmbyen në veri të Kosovës, janë liruar sot, raportojnë mediat në Kosovë.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Ata dolën sërish sot para Gjykatës së Kralevës në Serbi, ku edhe u mor vendimi për lirimin e tyre.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.