Vendosni fjalën kyçe....

Rama takon Von der Leyen në Bruskel


Kryeministri Rama është takuar në Bruksel me presidenten e Komisionit Evropian Von der Leyen.

Kjo e fundit ka shkruar se me kreun e qeverisë shqiptare ka diskutuar rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe planin e Brukselit për Ballkanin Perëndimor.

“Takim shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë.” – shkruan von der Leyen.

Plani i paraqitur nga Von der Leyen përmban katër pika ku theksohen integrimi ekonomik rajonal e përshpejtimi i reformave të rëndësishme.

”Ballkani Perëndimor mund t’i bashkohet tregun tonë unik digjital në fusha të tilla si tregtia elektronike ose kompjuterike. Ne mund të lehtësojmë tregtinë tonë në mallra dhe pagesa. Unë dua që tregu ynë i vetëm të jetë një motor ndryshimi, jo vetëm për vendet që tashmë janë anëtarësuar si pjesë e familjes, por edhe për ata që po ecin drejt nesh. Ne jemi të gatshëm të mbështesim Ballkanin Perëndimor me rritjen e financimit të paraanëtarësimit. Ekziston një nevojë e dëshpëruar për investime në Ballkanin Perëndimor.  Këto investime do të përmirësojnë jetën e njerëzve.” – tha Von der Leyen në Forumin Globsec 2023, në Bratislavë.