Policia e Korçës ka vënë në pranga një 38-vjeçar, për shitje të lëndëve narkotike.
38-vjeçari i identifikuar si Joan Durda, kishte përgatitur lëndën narkotike gati për shitje.
Gjithashtu theksohet se janë sekuestruar dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
NJOFTIMI:
DVP Korçë/Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night sales 3”.
Kishte përgatitur dhjetëra doza të lëndës narkotike kokainë, për t’i shitur në zona të ndryshme të qarkut, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Sekuestrohen dozat e kokainës, mjete për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me mbështetjen e inteligjencës policore, operacionin policor të koduar “Night sales 3”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: