Vendosni fjalën kyçe....

Rama takim me Várhelyi në Bruksel: Diskutuam për planin e ri të mbështetjes financiare të vendeve të Ballkanit Perëndimor


Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel është takuar me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Rama shkruan se palët diskutuan gjerësisht për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, diskutuam gjerë e gjatë për planin e ri të mbështetjes financiare dhe rritjes ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- tha Rama.