Dhjetë persona janë vrarë nga raketat ruse që goditën qendrën e Kramatorskut në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, sipas BBC.
Mes të vdekurve janë edhe motrat binjake 14-vjeçare Yuliya dhe Anna Aksenchenko
Kramatorsk është nën kontrollin e Ukrainës, por afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të vendit
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se Rusia meriton “vetëm humbjen dhe një gjykatë, gjykata të drejta dhe të ligjshme kundër të gjithë vrasësve dhe terroristëve rusë”.
Por nga ana tjetër Kremlini thotë se kryen sulme vetëm në objektiva të lidhura me ushtrinë.
Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë në Kramotorsk, Ukraina thuhet se është goditur nga një tjetër sulm nga Rusia. Sipas kreut rajonal të Kharkiv, tre civilë janë vrarë nga bombardimet.