Vendosni fjalën kyçe....

Interi prezanton Marcus Thuram


Marcus Thuram u zyrtarizua sot si lojtar i Interit.

Sulmuesi ka thënë fjalët e para si futbollist i zikaltërve, duke u shprehur i lumtur se është bërë pjesë e këtij grupi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, sot është një ditë e mrekullueshme Unë e shikoj Serie A që kur isha i vogël dhe pashë shumë kampionë. Ardhja në Serie A është si të kthehesh në shtëpi për mua”.

Çfarë këshillash iu ka dhënë babai juaj? Serie A ka ndryshuar shumë që kur ka luajtur babai im. Por ai më ka dhënë shumë këshilla, si baba. Ai më tha të luaj me gëzim, të përfitoj nga momenti dhe të shijoj çdo moment, sepse ëndrra ime është realizuar.

Objektivi juaj me fanellën e Interit?

Shpresoj të shënoj shumë gola me këtë fanellë dhe të fitoj shumë.

Tifozët? Kam parë disa video në Youtube për të kuptuar se si luhen ndeshjet në San Sior. U bëj thirrje tifozëve zikaltër të më presin se po vij” – tha ai.