Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka thënë se është i domosdoshëm de-përshkallëzimi i situatës në Veri të Kosovës.
Gjatë një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bethel, Rute theksoi se Luksemburgu dhe Holanda kanë vendosur të punojnë së bashku dhe të angazhohen në punë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton Kosovo-online.
“Ne jemi të vendosur të forcojmë lidhjet tona. Tensionet në rritje mes Serbisë dhe Kosovës na kanë shqetësuar. Dhuna ndaj civilëve, pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve është shqetësuese”, ka deklaruar ai.
“Kjo është e një rëndësie thelbësore për të dy vendet dhe rajonin më të gjerë, por edhe për Evropën në tërësi. Me luftën e ndezur mes Rusisë dhe Ukrainës, është më e rëndësishme se kurrë që të veprojmë së bashku. Marrëdhëniet e qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë thelbësore për perspektivat e progresit të mëtejshëm në integrimin evropian”, ka shtuar kryeministri holandez.
Ai tha se Luksemburgu dhe Holanda mbështesin të ardhmen evropiane dhe janë të gatshme të punojnë me Serbinë teksa ndërmerr hapa për përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe reformat e nevojshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian.