Vendosni fjalën kyçe....

PL kallëzoi ‘betimin’ e Veliajt, Tedi Blushi: Një dosje e ‘kopsitur’ që pret përgjigje nga drejtësia


Në një reagim në “Facebook”, Tedi Blushi është ndalur tek padia e depozituar sot në Gjykatën Administrative kundër kryebashkiakut Erion Veliaj, me pretendimin se Veliaj ka refuzuar që të bënte betimin për të marrë mandatin në mbledhjen e këshillit Bashkiak, por bëri një ceremoni të veçuar në tarracën e bashkisë.

Blushi shprehet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj refuzoi se betohej para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në shkelje të rregullores, ligjit dhe procedurave, duke shtuar se tashmë kjo çështje duhet të marrë përgjigje nga drejtësia.

 

REAGIMI:

Përballë paligjshmërisë, në mbrojtje të ligjit dhe interesit qytetar! Depozituam sot në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë kërkesë padinë për mandatin e Erion Veliajt, i cili refuzoi të betohej para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në shkelje të rregullores, ligjit, procedurave dhe traditës. Një dosje e “kopsitur” që pret përgjigje nga drejtësia! Sa më parë!