Vendosni fjalën kyçe....

Konferenca me Ramën, Kovaçevski: ‘Ballkani i Hapur’ dha rezultate konkrete, do të ofrojë risi edhe më tej


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur në vizitë zyrtare kryeministrin shqiptar, Edi Rama ku kanë diskutuar për sfidat e përbashkëta të dy shteteve.

Në fjalën e tij, Kovaçevski tha se Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera.

Përsa i përket Ballkanit të Hapur, Kovaçevski tha se kjo nismë ka dhënë rezultate konkrete si edhe do të odrojë më tej risi të tjera.

Sot ishte kënaqësi e jona të presim mikun tonë Edin. Vendet tona nuk heqin dorë nga qëllimet tona evropiane. Për këtë rrugë ne ndërmarrim hapa për demokratizimin e shteteve tona. Për këtë drejtim ishte edhe hapi i Procesit të Berlinit. Njohja e ndërsjellë mes shteteve tona për profesione të caktuara dhe lëvizja e lirë mes shteteve tona janë qëllimet tona të përbashkëta, por edhe për rajonin në përgjithësi. Procesi i Berlinit është i rëndësishëm, për nismat që do t’i ndërmarrim në energjetikë, ekonomi, shëndetësi dhe fushat tjera ku kemi sfida të përbashkëta. Krahas mesazheve politike, këto nisma kanë edhe përfitime financiare dhe shoqërore në rajon. Këtë nismë qytetarët e ndjejnë. Me këtë nismë ne e mbajmë gjallë idenë evropiane. Për qytetarët, gjendja ekonomike është shumë e rëndësishme dhe për këtë jemi këtu për të diskutuar. Ballkani i Hapur dha rezultate konkrete për Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kjo nismë edhe më tutje do të ofrojë risi”, tha mes tjerash kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.