Vendosni fjalën kyçe....

Kushtuesja rrëzon kërkesat e deputetes Zhupa për parkun e Butrintit


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar 4 nga 5 kërkesat e deputetes së PD-së, Ina Zhupa sa i takon koncesionit të parkut të Butrintit.

Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën për pezullimin e këtij ligji, ndërkohë që të vetmen pikë që ka pranuar është ajo për marrjen e komunikimeve të UNESCO-s me qeverinë.

Zhupa u shpreh sot për gazetarët se ka kërkuar që qeveria të detyrohet të dërgojë të gjithë dokumentet që i janë përcjellë UNESCO-s në lidhje me Butrintin. Po ashtu, ajo u shpreh se Gjykata Kushtetuese duhet të dëgjojë të gjithë dëshmitarët që janë palë në këtë proces.

KËRKESAT E DEPUTETES ZHUPA

Të gjitha komunikimet zyrtare mes shtetit shqiptar me UNESCO, që lidhen me koncesionin e Butrintit;

Thirrja e dëshmitarëve për çështjen, ekspertë të fushës dhe njohës të Trashëgimisë Kulturore të Butrintit;

Kërkojmë thirrjen e fondacionit shqiptaro-amerikan, kërkojmë të thirret adf, si subjekt i interesuar;

Moslegjitimimi i fondacionit për menaxhimin e Butrintit, si i pabazuar në ligj;

Pezullimin e vënies në zbatim të ligjit;