Deputeti i PD-së Gazment Bardhi e ka pyetur kreun e SPAK-ut Altin Dumani nëse kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj po hetohen për çështjen e inceneratorëve.
Dumani ndodhet në Kuvend në Këshillin e Mandateve ku po vendoset heqja ose jo e imunitetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin SPAK kërkon ta arrestojë për çështjen e inceneratorëve.
Megjithatë Dumani nuk i ka dhënë përgjigje Bardhit duke i thënë se bëhet fjalë për sekret hetimor.
Bardhi: Vila ne Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës se Madhe? Pse është ndarë çështja? A është bërë veprimi i çështjeve që këta individë të mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal? A po hetohet Erjon Veliaj per inceneratorin e Tiranes? A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?
Dumani: Është sekret hetimor dhe nuk japim të dhëna.