Indrit Hoxha ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë Rama.
Sekretari për Diasporën i demokratëve shkruan se Ahmetaj i cili ka mbajtur poste të larta në qeveri, Koka, Tahiri, deputetë të PS-së, kryebashkiakë, zv.ministra, Sekretarë të përgjithshëm e shumë të tjerë janë në burg ose në arrati. Hoxha shkruan se ta nuk duhet ta zhvasin më Shqipërinë.
Sekretari për Diasporën i demokratëve me kryetar ish-kryeministrin Sali Berisha, Indrit Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën rreth çështjes së ish-ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Hoxha u shpreh se ish-ministri i Financave e Rindërtimit, ish-ministri i Mjedisit si edhe deputetë të PS-së, kryetarë bashkish e funksionarë të tjerë janë ose në arrati ose në burg në lidhje me veprat e tyre.
Sipas Hoxhës është koha për protesta qytetare pa dallim ngjyrash politike, ndërsa shtoi se këta persona nuk duhet ta zhvasin më Shqipërinë.
“Zv/Kryeministri, Ministri Financave, Ministri Rindertimit, Ministri Mjedisit, Ministri Brendshem, deputet te Partise Socialiste, Kryetar Bashkish te Partise Socialiste, zv/ministra, sekretare te pergjithshem te Ministrive dhe shume e shume te tjere! Sot ose jane ne arrati ose jane ne burg! Koha per Protesta qytetare pa dallim ngjyrash politike,keta nuk duhet ta zhvasin me Shqiperine.” – shkruan ai në Facebook.