Vendosni fjalën kyçe....

Policia asgjëson 480 bimë kanabis në Krujë


Policia ka goditur një rast të kultivimit të kanabisit në Krujë. 

Në fazën e 26 të operacionit “Territor i pastër”, u asgjësuan 480 bimë kanabis në territoret e fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë. 

Gjatë fazës së 26-të u angazhuan 17 grupe kontrolli me 140 punonjës policie dhe u përdorën 11 dronë. U asgjësuan nëpërmjet djegies 480 bimë narkotike cannabis sativa. Më parë, si rezultat i fazave të tjera të këtij operacioni, janë asgjësuar 13 850 bimë narkotike kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të komisariateve të tjera në varësi të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar kontrollet në zonat malore të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga këto kontrolle, gjatë fazës së 26-të të megaoperacionit “Territor i pastër”, në territoret e fshatrave Kroi i Madh, Mafsheq, Shqezë, Krastë dhe Picragë, në Krujë, u gjetën të kultivuara 480 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Strukturat hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni i kontrollit të territorit vijon.