Vendosni fjalën kyçe....

Dhurata Çupi akuza deputetëve të PS-së: Miratuat në mënyrë sekrete draftin për kanabisin, s’ka pasur kuorum


Deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka denoncuar deputetët e PS-së se kanë miratuar në mënyrë sekrete projektligjin për kanabisit.

Në fjalën e saj ajo tha se ligji është miratuar pa praninë e opozitës dhe pa praninë e kamerave.

Sipas Çupit, për këtë nuk ka pasur kuorumin e duhur dhe se janë miratuar nëë mënyrë abusive 4 nene të ligjit.

“A e dini çfarë ka ndodhur nga ora 12 deri në 12:10? Për 10 minuta, sepse në 12:15, ministrja e Shëndetësisë ishte aty, janë votuar 45 nene të ligjit për kanabisin. 45 nene të ligjit për kanabisin janë votuar në një sallë të fshehtë këtu pa pasur as procesverbal, as kamera, as regjistrim, ndërkohë edhe nuk ka pasur dhe kuorum. Sepse një pjesë e anëtarëve të Komisionit të Ligjeve ishin këtu, ose ulur ose nëpër sallë. Pra, nuk ka pasur as kuorum.. Pra, është një ligj i pamiratuar dhe në fshehtësi të plotë. Ky është një turp dhe kjo është një papërgjegjshmëri zonja kryetare. Kësaj i thonë papërgjegjshmëri zonja kryetare.” – tha Çupi në seancë.