Zjarri që dogji tre makina në Vlorë dyshohet se ka qenë i qëllimshëm.
Kamerat e sigurisë kanë kapur një person me kapele që i afrohet një makine dhe pasi i ka vënë flakën është larguar me shpejtësi.
Nga flakët janë djegur dy makina ndërsa një e tretë është djegur pjesërisht.
Pronarët e mjeteve i kanë kërkuar policisë që të zbardhë ngjarjen ndërsa kanë theksuar se nuk kanë konflikt me askënd.
Njoftimi
“Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë përfshirë nga flakët 3 automjete të parkuara afër njëra-tjetrës, 2 prej tyre tip “Ford” të cilat janë djegur pjesërisht dhe njëri tip “Volksëagen” që është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të vënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit.”