Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, eurodeputeti i Demokracisë së Re, Manolis Kefalogiannis, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri ku mësohet se ka takuar dhe Fredi Belerin në burg.
Në një prononcim për gazetarët në Himarë ai tregoi se Beleri ishte i vendosur për të luftuar për të drejtat e Himarjotëve.
‘’Bashkë me zonjën ambasadore greke, kisha gezimin dhe nderin të takoja Fredi Belerin brenda burgut, dhe pash aty një politikan, burrë të vërtet. Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qënë kryebashkiaku juaj” tha Kefalogiannis
Më tej Kefalogianis përcolli mesazhet e kryeministrit grek Mitsotakis se lirimi nga burgu i Fredi Belerit është në listën e prioriteteve të axhendës së tij duke kujtuar se këtë çështje e kishte trajtuar edhe në takime në nivel ndërkombëtar në Lituani dhe në Bruksel.
“Këtu sot nuk kemi ardhur për të treguar historinë, këtu kemi ardhur për të diskutuar, zgjidhur cështjen e Fredi Belerit. Lirimin nga burgu të Fredi Belerit kryeministri e ka vënë shumë lartë në axhentën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal. Madje edhe fjala e tij e para që mbajti në këshillin ballkanik në Lituani, ishte pikërisht çështja e Fredi Belerit. U bë gjithashtu mbledhja e NATO edhe aty kërkuan që Fredi Beleri të lirohet sa më shpejtë. Edhe në Bruksel u bë votimi nga të gjithë eurodeputetët, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej tyre dhanë aprovimin e tyre”
Dua tju them se Himarjotët janë në zemrën e të gjithë grekëve, mbi të gjitha të parit të tyre, Mitsotakis. Kryeministri ju shpreh respektin e tij më të madh për qëndresën që ju po bëni në këtë çështje. Nuk harrojmë që në vitet e vështira, në regjimet strikte të Shqipërisë, himarjotët ditën të thoshin jo.Të gjithë e dinë historinë e Himarës dhe luftën që kanë bërë himarjotët. Dimë forcën e shpirtit të tyre.Kjo është gjëja që duhet për të cuar këtë cështje përpara”
Më tej eurodeputeti bëri të qartë se çështja e pronave në Himarë por dhe e arrestimit të Fredi Belerit do të diskutohet jo më si një problem mes dy shteteve fqinje por tashmë është çështje europiane.
“Në Parlamentin Europian, mund tju them që prej shumë kohësh, të gjithë e dinë madje edhe problemin e pronave tuaja. Fredi Beleri është kujdesur ti informoj të gjithë. Madje të gjithë në Greqi e kanë kuptuar qartë arsyen përse vjen ky problem. Janë diskutuar gjithashtu cëshja e lirimit të Fredi Belerit, marrja e detyrës së tij, mbajtja peng e pronave tuaja, si dhe çështja e minoritetit. Cështja e Himarës nuk është më një cështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha. Nuk është më një çështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare, është tashmë një çështje europiane që diskutohet edhe aty. Si çështje europiane, do përballohet si e tillë”
Dhe se trajtimi i këtyre çështjeve do të kenë ndikim në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së
Kjo çështje do të ketë tepër rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë çështje dhe trajtimin e saj, do të japi konkluzione edhe Këshilli Europian, ku marrin pjesë kryeministrat dhe gjithë shtetet europiane. Ky këshill europian çdo vit thotë se cili është përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në BE, Greqia ka ndikim të madh në Këshillin Europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto cështje trajtohen, por edhe për rrugën e shqipërisë në BE’