Vendosni fjalën kyçe....

Tragjedia e Gërdecit/ Avokatët e familjarëve: Kërkojmë gjykim të zakonshëm, do sjellim prova të tjera


Në seancën e sotme të rradhës së çështjes ’Gërdeci’, avokatët e familjarëve të viktimave të kësaj tragjedie, kanë kërkuar që të hiqet dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe të zhvillohet gjykim i zakonshëm pasi duan të sjellin prova trë reja për këtë çështje.

Avokatët thonë se do të kërkohet një ekspertizë e rë për shkakun e shpërthimit të tij.

 

Mbrojtja kishte tre argumente:

 

1 pyetja të paktën tre subjekteve që jetojnë në vende të ndryshme (shba, britani, itali).

2.Pyetja e personave që kanë qenë të pandehur për ngjarjen

3.Ekspertizë të re për shkaqet e shpërthimit (gjetjen e shkaqeve të shpërthimit nëse ka qenë rastësor apo i qëllimshëm si dhe në ç’rrethana ka ndodhir regjistrimi i pamjeve filmike në kohë reale të ngjarjes)

Mbrojtjes iu rrëzua kërkesa fillestare për shtyrje të seancës deri në një vendim të Gjykatës së Lartë, mbi rekursin e familjarëve të vendimeve të mëparshme të gjykatave të shkallës së parë dhe të Apelit. Përfaqësuesi ligjorë i familjarëve tha se ata janë tërhequr nga rekursi dhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ndikon në procesin ndaj Mediut, pasi është vetëm procedurë. Togat e zeza pas arsyetimit të përfaqësuesve të familjeve dhe të organit të akuzës, që ishte po ashtu kundër kërkesës së avokatëve të Mediut, e rrëzoi këtë të fundit. Aktualisht gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do pranohet kërkesa e avokatëve të Mediut, të cilët hoqën dorë nga gjykimi i shkurtuar dhe kërkuan proces të zakonshëm. Nëse togat e zeza vendosin pranimin e kërkesës, seanca shtyhet për ti hapur rrugë procesit të zakonshëm, në të kundërt, Prokuroria e Posaçme do të lexojë pretencën.