Vendosni fjalën kyçe....

NATO-ja do shtojë mijëra trupa në Bullgari


NATO-ja planifikon të dërgojë mijëra trupa në Bullgari, tha të martën kryeministri Nikolai Denkov. Masa do zgjerojë grupin e punës me madhësi batalioni të vendosur aktualisht në vendin ballkanik në një brigadë të përforcuar.

NATO do rrisë katërfish praninw e trupave të bllokut në Bullgari, me një ‘brigadë të fuqishme’ të përbërë nga njësi të stwrvitura mirë nga shumë vende të NATO-s, citohet të ketë thënë Denkov.

“Plani është që grupi luftarak shumëkombësh në territorin tonë të përforcohet deri në nivel brigade,” tha ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev.

Ai shtoi se Bullgaria do përpiqet të ketë brigadën në fuqi të plotë, që do të thotë me rreth 5,000 trupa dhe se qeveria në Sofje duhet të ndërtojë logjistikën dhe infrastrukturën për ta bërë të mundur këtë.

Njwsia me madhësi batalioni qw wshtw tashmw në Bullgari përbëhet nga trupa nga disa vende anëtare të NATO-s. Rreth 700 janë nga Italia, e cila ka komandën operative të njësisë. Mbretëria e Bashkuar dërgoi një kompani nga Regjimenti Mbretëror Irlandez, ndërsa Greqia ka vendosur një togë antitank. Ushtarët nga Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Shqipëria janë gjithashtu pjesë e forcës, të pajisur me automjete të blinduara ‘Stryker’ të prodhimit amerikan.

Përmirësimi i kësaj force është pjesë e planit të NATO-s për një ngritje masive ushtarake në Evropën Lindore, të shpallur javën e kaluar në samitin në Vilnius, Lituani. Aleanca planifikon të zgjerojë Forcën e tij të Reagimit (NRF) prej 40,000 trupash në mbi 300,000 trupa.