Kryeministri Rama i ka bërë thirrje BE-së që të veprojë me vendosmëri për të siguruar zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes Themelore.
Në një postim në Twitter kreu i qeverisë thekson se rajoni s’mund të mbahet peng i një krize të pafundme mes Kosovës e Serbisë.
Rama shkruan se veri i Kosovës s’mund të shndërrohet në një Donbas të vogël duke bërë një krahasim me rajonin ukrainas të aneksuar nga Rusia.
“BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri për të siguruar një zbatim të shpejtë të Marrëveshjes Themelore. Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë. Nuk mund të lejojmë që as Kosova Veriore, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendore është i paqartë, të kthehet në një Donbas të vogël nga mosngritjet e nxitura nga Rusia dhe as Dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër, nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të! Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë.” – shkruan Rama.