Vendosni fjalën kyçe....

“Rrugaç” – Përplasje në Kuvend mes Braçes dhe Spahos


Një përplasje ka ndodhur në Kuvend mes deputetit të shumicës socialiste Erion Braçe dhe deputetit të opozitës Edmond Spaho.

Përplasja nisi pasi deputeti Spaho përmendi Braçen duke i thënë se është në dijeni si funksionojnë skemat e financimit të AZHBR-së.

Pjesë nga debati:

Spaho: Sado të kërkojmë ne sigurimet e bujqëve, me atë nivel financiar që kanë ata ne nuk e arrijmë dot. Po i jap disa shembuj sesi vidhet për AZHBR, aplikohet për serë Erion. Nëse kushton 1 mln euro, merren 2 dhe pjesa tjetër…këtë kosto ta jap për ilustrim që ta kuptosh. Ndërtohet sera dhe pastaj nxirret në shitje. E di Erioni mirë sesa sera janë në shitje në zonën e tij, ose kërkojnë para për mbjellje vreshti, nuk mbillen fidane por kalema.

Braçe: Më përmendi edhe si zonë, edhe si Erion. E para Mondi, ne nuk japim lekë për naftë, japim naftë për të punuar. Ne japim lekë për pijanecë.

Braçe: Ti, yt at, jot ëmë, bashkë me atë ustain që mban aty… bëhuni bashkë dhe merrni një gërshërë…

Spaho: Qelbësirë, rrugaç…

Braçe: Mblidhuni bashkë e merrni një gërshërë… dhe nuk keni për të gjetur kurrë një qindrakë në xhepin tim që të jetë e tjetër kujt