Vendosni fjalën kyçe....

Kapen rreth 6 ton kokainë në Itali, arrestohen 5 persona, mes tyre një shqiptar


Autoritetet italiane kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike në Itali, ndërsa në pranga kanë arrestuar pesë persona si anëtar të trafikimit të drogës, mes të cilëve është edhe një shtetas shqiptar.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se gjate operacionit policia ka zbuluar rreth 6 tonë kokainë, që besohet se mund të kapë vlerën e 1 miliard eurove.

Aksioni antidrogë ka nisur mbrëmjen e djeshme, dhe ka përfshirë ndjekje me avionë dhe varka patrullimi, gjatë së cilës u identifikuan dhe u bllokuan dy anije.

Pas këtij aksioni të fuqishëm, të paktën pesë persona janë arrestuar.

Personat e arrestuar janë:

Vincenzo Catalano, 35 vjeç, nga Bagnara Calabra;

Kamel Thamlaoui, tunizian, 53 vjeç, banues në Tricase;

Sami Mejri, tunizian, 48 vjeç, banues në Barcellona Pozzo di Gotto;

Yanis Malik Bargas, francez, 19 vjeç

Elvis Lleshaj, shqiptar, 35 vjeç.