Një burrë nga Rajoni i Novosibirskut të Rusisë thotë se për pak sa nuk vdiq pasi u përpoq t’i kryente vetes një operacion në tru duke përdorur një trapan dore me qëllim që të kontrollonte ëndrrat e tij.
Siç raporton BAZA, 40-vjeçari Mikhail Raduga donte të fuste një elektrodë në trurin e tij mbi një vit më parë. Ai duket se ka tërhequr një ndjekës kulti në mediat sociale me shkrimet dhe kërkimet e tij mbi paralizën e gjumit, gjendjet jashtë trupit dhe projeksionin astral.
Në qershor, Raduga zbuloi se kishte zgjedhur veten si subjekt testimi për eksperimentet e tij. Ai tha se fillimisht kishte menduar t’u drejtohej neurokirurgëve profesionistë, por, për shkak të një sërë faktorësh, duke përfshirë përgjegjësinë e mundshme penale për klinicistët që kryenin operacione, ai në fund zgjodhi të bënte gjithçka vetë në banesën e tij duke përdorur një trapan që bleu në një dyqan veglash.
Raduga thotë se ai e kreu operacionin më 17 maj pasi studioi disa orë video në YouTube mbi neurokirurgjinë dhe eksperimentoi me pesë dele. Megjithatë, për shkak të mungesës së plotë të përvojës kirurgjikale, ai raportoi se kishte humbur gati një litër gjak gjatë operacionit katërorësh dhe desh vdiq.
Në pamjet e tmerrshme të operacionit të tij, Raduga mund të shihej duke mbajtur lëkurën në kokë duke përdorur kapëse letre dhe duke shpuar në pjesën e pasme të kafkës së tij.
Më pas ai vazhdoi të fuste një implant platini dhe silikoni në trurin e tij, për të cilin ai pretendon se e lejonte të përdorte energjinë elektrike për të shkaktuar veprime të caktuara në ëndrra. Megjithatë, pesë javë pas operacionit të dështuar, Raduga shkoi në spital për të hequr çipin.
“Jam i lumtur që mbijetova, por desh vdiqa”, tha ai për Daily Mail gjatë fundjavës, megjithëse ai pohon se ‘elektroda’ e tij ka potencialin të ndryshojë rrjedhën e ëndrrave..